Real Madridi, ‘’ peshkon ‘’ tek Corinthians

Real Madridi, ‘’ peshkon ‘’ tek Corinthians

 Talentët në kampionatin brazilian gjithmonë janë konsideruar një pjesë shumë e rëndësishme për merkaton e Real Madridit.

Prej vitesh, drejtuesit e ‘’ Galaktikëve ‘’ vijojnë ti qëndrojnë besnikë kësaj ideje pasi premtojnë shumë për të ardhmen.

I tillë është edhe ai i Corinthians Rafa Venancio, të cilin Juni Calafat ia ka rekomanduar trainerit Carlo Ancelotti.

Ashtu siç ndodh rëndomtë, në këtë garë spanjollët do të masin forcat me të tjerë ekipe të famshëm.

Manchester United dhe Chelsea gjithashtu kanë shfaqur interes për qendërmbrojtësin 17 vjeçar por duhet theksuar se Real Madridi mund të ketë një avantazh të lehtë duke qenë se marrëdhëniet e ndërtuara me klubet braziliane prej vitesh janë të shkëlqyera.

Rafa Venancio konsiderohet një ndër më të mirët në Amerikën e Jugut në këtë pozicion, dhe jo më kot pretendohet nga skuadra kaq potentë, në aspektin sportiv dhe atë ekonomik.

Kjo tendencë parashikohet në rritje edhe në vitet e ardhshme pasi ky kontinent prodhon talentë me shumicë, të cilët në të shumtat e rasteve kanë shkëlqyer edhe në Europë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy