Martin Zubimendi, prioritet për Barcelonën

Martin Zubimendi, prioritet për Barcelonën

Boshllëku i Barcelonës në mesfushë ia ka bërë të qarta detyrat drejtuesve gjatë merkatos së verës.

Shumë emra vijojnë të qarkullojnë në ‘’ Camp Nou ‘’ dhe traineri Xavi Hernandez i është rikthyer një dëshire të vjetër.

Në ndeshjet e fundit të skuadrës së zemrës, numri një i stolit ka improvizuar me Andreas Christensen në një pozicion jo natyral për të, i cili vijon i befasuar nga Martin Zubimendi.

Spanjolli po tregon shumë kualitet me Real Sociedadin, i pretenduar edhe në Premier League.

Pak kohë ka kaluar nga rinovimi i kontratës së 25 vjeçarit me ‘’ Los Txiuriurdines ‘’, e cila skadon në 30 qershorin e 2025-sës, por insistimi i ‘’ Blaugranëve ‘’ tregon se kemi të bëjmë me një lojtar shumë cilësor, jo vetëm tek bardheblutë por edhe në Primera Division.

Të qënit shumë i rëndësishëm në skemat e Imanol Alguaciol është njëkohësisht një plus për ekipin nga San Sebastian, një kockë e fortë, në Spanjë dhe Champions League.

4 gola në 34 sfida, numëron Martin Zubimendi në sezonin aktual por për Barcelonën do të jetë shumë e vështirë ta largojë nga ‘’ Reale Arena ‘’.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy