Roma mendon blerjen e  Sergio Oliveiras

Roma mendon blerjen e Sergio Oliveiras

  ‘’ Olimpico ‘’ ka rezultuar një destinacion i qëlluar për mesfushorin Sergio Olivieira i cili është i huazuar  tek Roma .

 Numri një i stolit të ‘’ Verdhekuqve ‘’ Jose Mourinho ka mbetur i impresionuar nga niveli i 29 vjeçarit duke treguar se ka bërë një zgjedhje të mirë me transferimin e tij .

‘’ The Special One ‘’ kërkon ti vërë pikën kësaj historie dhe tashmë dëshiron blerjen e bashkombasit të tij , kartoni i të cilit vlerësohet 13 milionë euro.

Impakti pozitiv tek kryeqytetasit është kanalizuar në 6 sfida , 2 gola dhe 1 asist dhe  tashmë ikona e trainingut botëror nuk ka më asnjë dyshim dhe dëshiron ta ketë pjesë e projektit ambicioz , kryefjala e të cilit është fitimi i titujve .

Ky investim konsiderohet i domosdoshëm për ecurinë e mëtejshme dhe sigurisht do ti vinte për mbarë edhe  bardhebluve për fuqizimin e arkave .  

Për të sfiduar të mëdhatë e Italisë dhe Europës duhet  një punë voluminoze nga Jose Mourinho dhe e kaluara sigurisht e favorizon këtë trainer që sapo ka ndezur motorrët me objektivin e arritjes sa më shpejt tek titujt e munguar ndër vite .

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy