
Përforcimi i Barcelonës gjatë merkatos së verës natyrisht do të fillojë nga prapavija.
Ky repart ndër vite ka rezultuar difektoz, fakt i cili i detyron drejtuesit të japin maksimumin.
Por problematikat e theksuara në aspektin ekonomik do t’ia hapin dyert e largimit nga ‘’ Camp Nou ‘’ disa lojtarëve, ndër të cilët përfshihet Jules Kounde.
‘’ Blaugranët ‘’ po veprojnë shpejt pasi jemi shumë afër merkatos së verës, mbrojtës i cili pretendohet nga klube shumë të fuqishëm në aspektin ekonomik.
Do të jetë një përballje gjigandësh ndërmjet Chelseat, Manchester United dhe Paris St Germain për 25 vjeçarin, për të cilin spanjollët pretendojnë të arketojnë rreth 50 milionë euro.
Megjithatë, s’mbaron me kaq sepse edhe Newcastle United dhe Interi do të jenë pjesë e kësaj gare shumë emocionuese, e cila parashikohet me shumë surpriza.
Duhet patur kujdes nga ‘’ Las Urracas ‘’ momentalisht klubi më i pasur në botë, pavarësisht se nuk bën pjesë në elitën e futbollit anglez dhe atij europian.
S’duhet përjashtuar përfshirja e ndonjë tjetër pretendenti për ishi-n e Sevillas, një ndër mbrojtësit më të spikatur aktualisht.
Me ish kampionët e La Ligas dhe jo vetëm nxënësi i Xavi Hernandez numëron 44 sfida dhe dy gola, të cilin e pret një periudhë shumë e rëndësishme për vijimësinë në fundin e sezonit.



