Lukaku drejt Chelsea, Manchester United përfiton më shumë se Interi nëse realizohet

Lukaku drejt Chelsea, Manchester United përfiton më shumë se Interi nëse realizohet

Interi duket se do të humbasë në këtë merkato edhe një tjetër lojtar të rëndësishëm, Romelu Lukaku. Sulmuesi belg kërkohet me ngulm nga Chelsea, që është gati të bëjë gjithçka për ta marrë në skuadër.

Londinezët kanë përgatitur një ofertë rreth 100 milionë euro dhe Interi është gati ta pranojë. Megjithatë në rast se kjo do të realizohej, atëherë më shumë do të përfitonte Manchester United, se ziklatërit.

Sipas raportimeve të “The Telegraph”, thuhet se klubi italian duke t’i paguajë “Djajve të Kuq ende 50 milionë euro, për transferimin që u bë dy vjet më parë. Interi nuk e ka paguar ende të gjithë shumën për transferimin dhe tashmë i detyrohet ende klubit nga Manchester.

Megjithatë asgjë nuk përfundon këtu! Raportohet gjithashtu se United ka ruajtur 5% të kartonit të lojtarit, në rast se Interi e shet. Pra, me pak fjalë te Manchester United luten që ky transferim i sulmuesit te Chelsea të realizohet, pasi ata do të mbushnin arkat dhe të ardhurat mund t’i investojnë në merkato.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy