
Elbasani u rikthye te fitorja në Kategorinë e Parë, teksa mposhti me përmbysje Luzin, në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të.
Sfida nisi keq për verdheblutë, që e panë veten në disavantazh në minutën e 35-të, kur Treni kaloi në avantazh miqtë.
Megjithatë, 5 minuta më vonë, ishte Leo Melo, i cili me një supergol nga jashtë zone, vendosi baraspeshën.
Në minutën e 52-të, Ardit Hoxhaj humbi një mundësi të mirë për të kaluar Elbasanin në avantazh, teksa dështoi të shënojë nga penalltia.
Por 10 minuta më vonë, ishte Lila që u tregua i saktë nga një tjetër penallti.
Me këtë fitore, Elbasani mban vendin e dytë me 53 pikë, 2 më pak se Bylis kryesues, ndërsa Luzi renditet në vendin e parafundit me 15 pikë.



