
Chelsea ka arritur një tjetër sukses në merkato pas transferimeve të bujshme.
Qëndërmbrojtësi Thiago Silva pavarësisht se është në metrat e fundit të karrierës , po shkëlqen me ‘’ Blutë e Londrës ‘’ , fakt i mjaftueshëm për ti rinovuar kontratën.
Sipas ‘ The Times ‘ në ditët vijuese , kryeqytetasit mendojnë një ofertë për 38 vjeçarin , lideri absolut i prapavijës së Chelseat , i cili i ka treguar drejtuesve të Paris St Germain se gabuan në merkaton e 2020-tës kur u largua nga ‘’ Parque de Prince ‘’.
Kontrata e ishi-t të Fluminenses skadon në përfundimin e sezonit aktual por me paraqitjet e bëra ka siguruar një vend titullari në skemat e trainerit Graham Potter edhe pse londinezët kanë në dispozicion lojtarë si Koulibaly , Fofana apo Badiashile .
Nëse i referohemi sezonit aktual , Thiago Silva numëron 2000 minuta aktivizimi , të mjaftueshme për të arritur një tjetër sukses në karrierë siç është rinovimi me gjigandët e Premier Leagues dhe jo vetëm .
Jo vetëm ishi i Milanit por edhe shumë lojtarë të tjerë e kanë konfirmuar se mosha është thjesht një numër dhe diferencën e bën pasioni për këtë sport kaq të bukur dhe njëkohësisht emocionues.



