Conte, i preferuari i Romës për pankinën

Conte, i preferuari i Romës për pankinën

Pavarësisht fitores kundër Frosinones në fundjavë , e ardhmja e Jose Mourinhos në stolin e Romes vijon e paqartë. Pas shtatë javësh të zhvilluara kryeqytetasit çuditërisht janë shumë afër zonës së ftohtë në renditje , situatë e cila i ka vënë në lëvizje drejtuesit të cilët kanë menduar për Antonio Conten . Kontrata e ‘’ The Special One ‘’ me ‘’ Verdhekuqtë ‘’ skadon në 30 qershorin e 2024-tës por një pengesë në këtë histori është paga e lartë e trainerit nga Lecce e cila varion nga 7-8 milionë euro në sezon. Megjithatë, luzitani vijon i qetë pasi shpreson se kjo situatë do të ndryshojë me kalimin e javëve , e çuditshme në njëfarë mënyre për arsye se ndër vite Roma nuk ka patur një performancë të tillë në Serinë A. Gjithçka do të varet nga ndeshjet vijuese të cilat konsiderohen një finale për ishi-n e Portos , Manchester United dhe Interit ndër të tjerë , i cili ka triumfuar me çdo ekip që ka drejtuar, përveç Tottenham Hotspurit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy