
Belgjika ishte një nga surprizat e Botërorit, teksa i eliminua që në fazën e grupeve, ndonëse në fillim shiheshin si favoritë.
Menjëherë pas eliminimit, trajneri Roberto Martinez u largua dhe tashmë belgët janë në kërkim të një trajneri të ri.
E veçanta është se ndryshe nga herët e tjera, federata këtë herë trajnerin ka vendosur ta kërkojë në internet, në faqen “LinkedIn”.
“Ne po kërkojmë një trajner fitues me përvojë në menaxhimin e lojtarëve më të mirë në botë. Trajneri i ri të dijë se si të fokusohet në krijimin e një grupi të ngushtë dhe si të integrojë lojtarët e rinj. Ai duhet të jetë një ekspert taktik që i bazon zgjedhjet e tij në të dhëna , teknologjitë dhe parametrat objektivë dhe përdor përvojën dhe strukturën sportive të Federatës. Ai duhet të dijë të fitojë trofe në garat me famë botërore”, përfundon përshkrimi i plotë i punës.



