
Idriz Batha rikthehet në Shqipëri. Mesfushori ditën e sotme u prezantua te skuadra e Flamurtarit, që militon në Kategorinë e Parë.
Ishte vetë klubi vlonjat, që bëri të ditur firmën me mesfushorin e njohur.
Bëhet fjalë për një rikthim, pasi Batha ka qenë pjesë e Flamurtarit edhe në sezonin 2018-2019.
Në Shqipëri, 31-vjeçari ka qenë pjesë e skuadrave si Partizani, Tirana, Teuta dhe Besa, ndërsa së fundmi ishte pjesë e Al Najma në Arabinë Saudite.



