
Ndonëse mori drejtimin e Tottenham vetëm pak kohë më parë, trajneri Antonio Conte mund të largohet në verë.
Tekniku italian është një dëshirë e madhe e PSG, me këta të fundit që do të tentojnë ta afrojnë për sezonin e ardhshëm.
Mauricio Pochettino pritet të shkarkohet pas përfundimit të këtij sezonit dhe drejtuesit sipas “Le Parisien”, kanë zgjedhur Conten si zëvendësues.
Me Tottenham që rrezikon kualifikimin në Champions League, Conte mund të kërkojë largimin, për të vazhduar karrierën e tij si trajner në drejtimin e PSG.



