Pretendentë në Arabinë Saudite për Andriy Lunin

Pretendentë në Arabinë Saudite për Andriy Lunin

Eksperienca e Andriy Lunin tek Real Madridi sa vjen edhe po vështirësohet për arsye se vijon të jetë zgjedhja e dytë e trainerit Carlo Ancelotti.

Prezenca e Thibaut Courtois ia ka pamundesuar rolin e një titullari por për ukrahinasin në kohët e fundit janë interesuar disa ekipe në Arabinë Saudite.

Disa klube në këtë kampionat do të tentojnë të përfitojnë shërbimet e 25 vjeçarit, të cilët mund të ofrojnë një shifër të konsiderueshme për arkat e ‘’ Los Blancos ‘’.

Megjithatë, nëse madrilenët do ta pranojnë ofertën në vijimësi, drejtuesit duhet me patjetër të kërkojnë një zëvëndësues të denjë, në momentet kur portieri belg nuk do të jetë në dispozicionin e italianit.

Drupal Ad

Do të jetë e vështirë për arritjen e objektivit pasi në përgjithësi portierët nuk e preferojnë rolin e një zëvëndësuesi, edhe pse në këtë rast flitet për Real Madridin.

Zërat për një largim nga ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ të ishi-t të Zorya Lugansk tashmë kanë filluar të qarkullojnë, i cili ndoshta në verën e ardhshme do të gjejë një tjetër skuadër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy