Boca Juniors, synon Paredes dhe Dybalan

Boca Juniors, synon Paredes dhe Dybalan

 Siç dihet gjatë merkatove e ardhmja e shumë lojtarëve është lidhur me ekipe përtej Europës.

Këtë herë është Boca Juniorsi, skuadër që ka shfaqur interes për dy lojtarë shumë të rëndësishëm të Romës.

Janë bashkombasit Leandro Paredes dhe Paulo Dybala, tashmë të përfshirë në listën e ‘’ Los Xeneises ‘’.

Për sa i përket sulmuesit bashkshortja e tij Oriana Sabatini gjatë një interviste është shprehur se mund të transferohet në Argjentinë, tek një ndër ekipet më të famshëm.

Sipas ‘ Calciomercatos ‘, ishi i Juventusit mund ta impulsojë mesfushorin për tu rikthyer në ‘’ La Bombonera ‘’ dhe arsyeja lidhet me performancën e dobët të ‘’ Verdhekuqve ‘’ deri në këtë moment të sezonit në Serinë A, të cilët renditen të 12-tët, pas 13 sfidave.

Gjithçka do të varet nga ecuria e ish fituesve të Conference Leagues, në Itali dhe Europë, një ekip i cili ka nisur një tjetër etapë me Claudio Ranierin në stol.

Boca Juniors është një gjigand në Amerikën e Jugut, protagonist pothuajse në çdo sezon edhe në Kupën Santander Libertadores, e quajtur ndryshe si Champions League e këtij kontinenti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy