Milan drejt revolucionit

Milan drejt revolucionit

 Me ndryshimin e pronarëve , Milani nuk ka të ndalur dhe është në rrugën e duhur e cila konsiderohet shumë e rëndësishme për të ardhmen.

Kuqezinjtë pretendojnë të shëndërrohen përsëri në atë kundërshtarin prej të cilit çdo rival trembej dhe që prej vitesh e ka humbur këtë veti për arsye se drejtuesit nuk kanë ditur ti bëjnë mirë llogaritë në çdo aspekt. 

Kohët kanë ndryshuar dhe italianët po e tregojnë me performancën në Serinë A dhe ky fakt konsiderohet piknisja e shtrirjes së protagonizmit edhe në Champions League , turneu i preferuar i tyre.

Momentalisht janë pesë lojtarët e preferuar të Stefano Piolit i cili ka një përgjegjësi të madhe pasi drejton një klub me shumë histori dhe ndërhyrja në merkato është një domosdoshmëri për avancimin e mëtejshëm. 

Marco Asensio lideron këtë listë sepse  është anashkaluar nga Carlo Ancelotti tek një Real Madrid që përsëri po provon emocionet e fazave më vendimtare të Champions Leagues dhe  ‘’ Galaktikët ‘’ kërkojnë 20-25 milionë euro për largimin e ishi-t të Mallorcas nga ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.

  Pas tij është Raheem Sterling . Anglezi mbetet një element thelbësor për Pep Guardiolan pavarësisht se e ka humbur disi ritmin në krahasim me shokët e skuadrës dhe Milani do të tentojë ta bëjë pjesë të organikës  sepse është një lojtar që bën diferencën në ofensivë për shkak se është shumë efikas në triblime dhe cilësia që predominon është shpejtësia e sulmuesit.

Edhe perla e Ajax Amsterdamit Sebastien Haller po monitorohet me shumë kujdes , lojtar që vjen pas disa sezoneve impresionuese me hollandezët .

Përpara disa vitesh Milani e tentoi por pa sukses dhe tashmë do të ketë një tjetër shans për ti ardhur në ndihmë metrave të fundit me një sulmues shtatlartë dhe shumë deçiziv në dyluftimet ajrore dhe tepër i  vështirë për tu përballuar për arsye të aspektit të fuqishëm fizik. 

Drejtuesit e gjigandëve të Eredivisies kanë përcaktuar 25-35 milionë euro për Sebastien Haller dhe nëse Milani do ti përgjigjet kërkesave të tyre , kryqytetasit do ta kishin shumë të vështirë ta pengonin transferimin e golashënuesit tek ‘’ Djalli ‘’.

Një lojtar tjetër për të cilin vijohet të luftohet fuqishëm është edhe Paulo Dybala .

Problemet me rinovimin e kontratës i kanë dhënë më tepër forcë largimit të argjentinasit nga ‘’ Allianz Stadium ‘’ i cili do të mbërrinte në Milano me parametra zero por kërkon 10 milionë euro në sezon , shifër që mund të përballohet pa problem nga arkat e kësaj skuadre.

Një tjetër risi është edhe Christopher Nkunku. Mesfushori potent i Leipzigut është tentuar nga disa ekipe me emër dhe sezoni i shkëlqyer e bën një kandidat potencial për t’iu bashkuar  skemave të Stefano Piolit në të ardhmen.

Megjithatë Leipzigu e vlerëson shumë kontributin e francezit dhe kërkon 60 milionë euro për largimin e ishi-t të Paris St Germain nga ‘’ Red Bull Arena ‘’. 

Kandidatët janë shumë interesantë , për një Milan që synon protagonizmin edhe në Champions League , eveniment në të cilin para shumë vitesh konsiderohej një ndër kandidatët për ta fituar por që në vitet e fundit ka hasur vështirësi të cilat e kanë forcuar dhe i kanë dhënë një leksion që evidenton se gjithmonë  duhet të jetë në lartësinë e duhur për të sfiduar  të mëdhenjtë e Europës.

 

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy