Shkëndija e Tetovës ka regjistruar fitoren e parë në kampionat, teksa ka mposhtur ditën e sotme Makedonija GP me rezultatin 4-0. Një paraqitje e shkëlqyer ajo e kuqezinjve ditën e sotme, të cilët shijojnë 3 pikët e para pas 4 javëve kampionat.
Ishte Besart Ibraimi që zhbllokoi shifrat në minutën e 6-të, ndërsa Doriev realizoi dopietë golash në minutat 88’ dhe 90+1’. Për të vulosur rezultatin në 4-0 mendoi Elezi, i cili shënoi në minutën e 90+3’.
Struga ka triumfuar në derbin e shqiptarëve, pasi mposhti me shifrat 4-2 Shkupin. Bosancic u shfaq i papërmbajtshëm në pjesën e parë, duke shënuar 3 herë në favor të Strugës, ndërsa për Shkupin shënoi me penallti Ismaili, i cili në fundin e pjesës së parë u ndëshkua me të kuq, duke lënë ekipin e tij me 10 lojtarë.
Në pjesën e dytë u akorduan dy penallti për secilën skuadër, të cilat u shndërruan në gol nga Bojku për Strugën dhe Trapanovski për Shkupin. Kështu Struga merr kryesimin me 8 pikë, ndërsa Shkupi zbret në vendin e katërt.
Për sa i përket rezultateve të tjera, Borec barazoi 1-1 ndaj Bregalnica, Skopje mposhti 1-0 Pelisterin dhe Rabotnicki mposhti 2-1 Tikves.



