Liverpooli, gati superoferta për Ekitike

Liverpooli, gati superoferta për Ekitike

Ecuria e Hugo Ekitikes në rradhët e Eintracht Frankfurtit në dy sezonet e fundit natyrisht ka impresionuar.

24 vjeçari ka ditur të adaptohet me shpejtësi në Bundesligë, të cilin javët e fundit e ka pretenduar Newcastle United. 

Por s’mbaron me kaq sepse për francezin garës i është bashkuar edhe Liverpooli, kampion në fuqi i Premier Leagues. 

Sipas lajmeve të fundit presidenti i ‘’ Të Kuqve ‘’ Tom Werner thuhet se do të ofrojë 100 milionë euro për golashënuesin, objektivi i të cilit është vijimi në të njëjtën linjë edhe në sezonin vijues. 

Dyert e ‘’ Anfield Road ‘’ janë hapur për ishi-n e Paris St Germain, tepër i shpejtë edhe efikas me inkursionet e tij, i denjë për një kampionat si ai anglez. 

Shifra natyrisht është tejet e konsiderueshme për një ekip si Eintracht Frankfurti por mbetet për tu parë se si do të reagojë Hugo Ekitike në vazhdimësi. 

22 gola dhe 12 asiste në 48 sfida janë arritjet e nxënësit të Dino Toppmoller në sezonin e kaluar, të cilit do ti duhet të analizojë ofertat gjatë merkatos së verës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy