
Klubi i Barcelonës vazhdon me përforcimet në merkato, teksa i fundit që është bashkuar me katalanasit, është sulmuesi brazilian, Raphinha. Katalanasit kishin arritur prej kohësh një marrëveshje personale me lojtarin, i cili do të nënshkruajë një kontratë që do të zgjasë deri në vitin 2027.
Edhe pse Barcelona nuk e ka zbuluar tarifën, besohet se do të paguajnë një tarifë fikse prej rreth 55 milionë euro në arkat e Leeds.
Në krahun tjetër, katalanasit kanë njoftuar edhe largimin e një tjetër sulmuesi. Bëhet fjalë për portugezin Francisco Trincão, i cili largohet nga Barcelona dhe do të vazhdojë karrierën te Sporting Lisbona.



