Barcelona, zgjedh Moise Kean për sulmin

Barcelona, zgjedh Moise Kean për sulmin

Sezoni me Fiorentinën i ka dhënë një tjetër kuptim karrierës së Moise Kean.

Italiani ka shpërthyer tek ‘’ Vjollcët ‘’, për të cilin në orët e fundit është interesuar Barcelona.

Golashënuesi e ka rigjetur vetveten në Serinë A, kampionat në të cilin hodhi hapat e parë si profesionist.

16 gola në 24 sfida flasin për një sulmues shumë të rrezikshëm përpara portës dhe Hansi Flicku tashmë ia ka hapur dyert e ‘’ Camp Nout ‘’.

Alternativat e drejtuesve të ‘’ Los Cules ‘’ për metrat e fundit janë disa duke filluar nga Luis Diaz, Rafael Leao apo Nico Williams por përpara vështirësisë për të firmosur me njërin prej tyre, besojnë se mund t’ia arrijnë qëllimit me 25 vjeçarin.

Sipas ‘ Sport ‘, klauzola e prishjes së kontratës me Fiorentinën i arrin 52 milione eurot, e vlefshme kjo nga 1 deri në 15 korrik.

Priten zhvillime në kampin e katalanasve në lidhje me këtë çështje dhe s’përjashtohet përfshirja e ndonjë elementi për të ulur koston e kësaj marrëveshjeje.

Hansi Flicku e konsideron një vlerë të shtuar Moise Kean, i cili mund të provojë veten në kampionatin e katërt ndër pesë më të rëndësishmit e Europës, pas Premier Leagues, Serisë A dhe Ligue 1.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy