Manchester United nuk e harron Pau Torresin

Manchester United nuk e harron Pau Torresin

Koha ka kaluar si pa e kuptuar dhe Manchester United përpara nevojës emergjente për tu forcuar gjatë verës, e ka rikthyer vëmëndjen tek një dëshirë e vjetër .

Pau Torres ka fituar përsëri rëndësi tek ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ të cilët me Ralf Rangnick në stol nuk po shohin rezultate , trainer që ka vënë në rrezik edhe qëndrimin e lojtarëve të rëndësishëm në ‘’ Old Trafford ‘’.

Llogaritë tek 20 herë kampionët e Premier Leagues kanë filluar të bëhen dhe qëndërmbrojtësi i Villarealit preferohet si shoqëruesi i Raphael Varane në prapavijë , repart që ka lënë për të dëshiruar duke u vijuar me ulje-ngritjet e vazhdueshme edhe në pozicionet e tjera .

Në ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’ kanë filluar spastrimet sepse kjo situatë kaotike konsiderohet e patolerueshme dhe e baltos imazhin e anglezëve .

Edhe disa komponentë nuk mendohet se do të vijojnë mbrojtjen e ngjyrave të ‘’ The Red Devilsave ‘’ dhe protagonistët janë Harry Maguire, Lindelof , Phil Jones dhe Bailly të cilët si kanë bërë siç duhet detyrat.

  Nëse i referohemi spanjollit ekzistojnë vetëm duartrokitje sepse ka shënuar një risi në mbrojtjen e ‘’ Nëndetëses së Verdhë ‘’ duke treguar profesionalizëm dhe një dashuri të madhe për këtë fanellë që e ka shtuar peshën pas fitimit të Europa Leagues.

Pavarësisht se është një mur i pakalueshëm , 25 vjeçari shquhet si një lojtar shumë kurajoz që merr pjesë në inkursionet drejt portave kundërshtare  të cilat i ka finalizuar me 4 gola  dhe gjithashtu mbron me fanatizëm faktin e të qënit një ndër mbrojtësit më të mirë të La Ligas, falë të cilit Villareali ka pësuar 27 gola në 29 ndeshje duke u konsideruar ndër prapavijat më solide të këtij kampionati.

Megjithatë Manchester United duhet të tregohet i kujdesshëm sepse do të jetë i kërcënuar nga Real Madridi , për një mbrojtës që ka fituar një vend titullari edhe tek ‘’ La Furia Roja ‘’ , komponentë që kanë ndikuar në rritjen e vlerës së kartonit e cila sipas ‘ Transfermarkt ‘ arrin 50 milionë eurot. 

Rruga drejt suksesit ka filluar me kohë dhe për këtë arsye po merren në konsideratë disa emra për stolin sepse me Ralf Rangnick anglezët kanë njohur vetëm dështime.

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy