Arsenal në sulm për Lautaro Martinez

Arsenal në sulm për Lautaro Martinez

 Prej shumë kohësh Arsenali ka filluar tentativat për ti paraprirë sezonit të ri të cilin dëshiron ta fillojë me këmbën e mbarë .

‘’ Topchinjtë ‘’ prej vitesh janë distancuar nga turnetë prestigjozë dhe Mikel Arteta synon të formojë një ekip shumë kompetitiv për tu ripërfshirë ndër më të mirët dhe të rikthejë shumë shpejt trofetë në ‘’ Emirates ‘’.  

Largimi i Pierre Emerick Aubameyang, shtuar këtu edhe atë të Lacazettes në fundin e sezonit e kanë dobësuar ofensivën e kryeqytetasve dhe duhet sa më shpejt t’ia vënë kapakun kësaj problematike. 

Problemet e zikaltërve në aspektin ekonomik detyrojnë në njëfarë mënyre për të shitur lojtarët cilësorë dhe të  sigurojnë mbarëvajtjen në të ardhmen dhe  gishti i është vënë Lautaro Martinezit i cili nuk e ka të sigurtë qëndrimin në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ pavarësisht se kontrata e firmosur mbetet e vlefshme deri në 30 qershorin e 2026-tës .

Arsenali nuk mendon ta humbasë këtë shans sepse ishi i Racing Avellaneda konsiderohet një ndër sulmuesit më të rrezikshëm në qarkullim dhe tashmë janë vënë në dijeni të çmimit të golashënuesit i cili arrin 70 milionë eurot.

 Megjithatë nuk shmangen as largimet e Thomas Partey dhe Nicolas Pepes që mund ti sigurojnë të ardhura këtij klubi i cili si prioritet ka pjesëmarrjen në Champions League dhe do të vendosë gjithçka në javët e mbetura të Premier Leagues .

Lautaro Martinez gjithmonë e ka treguar se mbetet një referent i fazës ofensive dhe gjatë sezonit aktual  ka shënuar 21 gola në 45 ndeshje dhe të besuarit e Simone Inzaghit ende kanë shanse për të përsëritur suksesin e atij të kaluarit, nën drejtimin e një traineri tepër të guximshëm si Antonio Conte.   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy