
Interesit të disa klubeve të Premier Leagues për Nico Paz i është bashkuar edhe Interi.
Mesfushori ka zhvilluar një sezon mbresëlënës me Komon, i shoqëruar me grumbullimin nga Lionel Scaloni në Botëror.
Traineri Cristian Chivu ia njeh shumë mirë cilësitë dhe thuhet se krerët e kampionëve në fuqi të Scudettos do të ofrojnë rreth 60 milionë euro.
Falë hapësirave që i ka dhënë Cesc Fabregas, ishi i Real Madridit ka ditur ti shfrytëzojë, i cili sigurisht do ta përcaktojë të ardhmen pas këtij evenimenti.
Kualiteti i treguar në fushën e lojës, sidomos të qënit protagonist në shumicën e sfidave ia kanë lartësuar figurën dhe pavaresisht ecurisë premtuese në Serinë A ka kontribuar edhe në kualifikimin për në grupet e Champions Leagues.
Por Interi s’do ta ketë të lehtë sepse nëse bëhet fjalë për ekipe nga Anglia kuptohet se interesi do të shoqërohet me oferta të konsiderueshme.
21 vjeçari ndodhet përballë një vendimi jo të lehtë sepse nëse largohet nga ‘’ Giuseppe Sinigaglia ‘’ për të do të jetë nisja e një eksperience të re, ndoshta tek një ekip ku rivaliteti është tejet i ashpër dhe tek bardheblutë vijon të jetë referent i padiskutueshëm.



