Illaix Moriba në radarët e të mëdhave

Illaix Moriba në radarët e të mëdhave

   Mungesa e akordit në lidhje me rinovimin e kontratës ia ka hapur rrugën  skuadrave të mëdha për tu interesuar për talentin e Barcelonës Illaix Moriba.  Motivi i refuzimit të 18 vjeçarit lidhet me pagën që përfiton  tek  katalanasit e cila konsiderohet e pamjaftueshme nga ana e  mesfushorit nga Guinea që ka kërkuar 6 milionë euro .

Megjithatë  duke qenë se është  lojtar me premisa të mëdha për të ardhmen , Manchester City , Real Madridi dhe Juventusi kanë trokitur në derën e kuq e bluve për fillimin e negociatave  .  

Në të kaluarën  ‘’ Galaktikët ‘’ kishin një mundësi të artë për ta transferuar në  ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ por një aspekt që mund ta penalizojë operacionin në fjalë është rivaliteti i përjetshëm i Real Madridit dhe Barcelonës . Megjithatë  aktualiteti tek  ‘’ Blaugranët ‘’ ia imponon shitjen e lojtarëve me emër  me synimin e përforcimit  në aspektin ekonomik por  duhet parë se si do të vijojnë zhvillimet e ditëve të ardhshme në lidhje me këtë operacion .  

Duhet kujtuar se kontrata e Illaix Moribas merr fund në  30 qershorin e 2022- shit dhe gjithçka mbetet e hapur për të ardhmen .   Sezoni për  të u finalizua me  18 ndeshje në të cilat arriti të gjejë në një rast rrugën e rrjetës , por tashmë duhet të mendohet për hapin e rradhës sepse pas dere janë skuadra që ofrojnë  mundësinë për të kapur majat  .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy