Arsenali synon Raphinhan

Arsenali synon Raphinhan

Pavarësisht nivelit aspak bindës në fushën e lojës , sulmuesit Raphinha vijojnë të mos i mungojnë pretendentët .

Arsenali ja ka hapur derën e ‘’ Emirates ‘’ pasi traineri Mikel Arteta konsideron se ofensivës i duhen përforcime për të vijuar me të njëjtin ritëm deri në fundin e sezonit.

Braziliani preferohet shumë nga spanjolli për arsye të adaptimit në disa pozicione dhe sipas ‘ Sport ‘ nëse ‘’ Topchinjtë ‘’ nuk do ta arrijnë akordin , do të provojnë përsëri në merkaton e verës.

Gjithsesi 26 vjeçari synon ti qëndrojë besnik dhe të arrijë sukseset me katalanasit, i cili po jep maksimumin për të bindur strategun Xavi Hernandez.

S’duhet anashkaluar fakti se një tifozeri si ajo e kuq e bluve gjithmonë pretendon më të mirën nga komponentët e skuadrës së tyre por nëse situata s’do të ndryshojë në vijimësi , ishi i Leeds United mund të konsiderohet një ndër transferimet më të dështuara të viteve të fundit.  

Për sulmuesin nga Porto Alegre , presidenti Joan Laporta shpenzoi 58 milionë euro në verën e kaluar por deri më tani nuk ka bindur tek kryesuesit momentalë të La Ligas .

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy