
Një ndër trainerët më të famshëm të futbollit siç është Pep Guardiola orët e fundit ka deklaruar të ardhmen e tij . Katalanasi vjen pas një sezoni në të cilin nuk mundi të kurorëzojë Manchester City-n me trofeun e Champions Leagues dhe gjatë një evenimenti në Brazil për kompaninë e famshme Xp Investimentos ka lënë për të kuptuar se do të respektojë kontratën me ‘’ The Citiziens ‘’ deri në 2023-shin dhe më pas do të marrë në dorë fatet e një kombëtareje.
Dëshira e tij thekson një sfidë të vështirë por eksperienca e akumuluar ndër vite e cila është shoqëruar me trofe të shumtë gjithmonë ia ka mbajtur hapur rrugën trainerit nga Sanpedor . Në lidhje me këtë vendim interesant ‘’ Pep ‘’ ka komentuar kështu :
“ Me duhet të marr një periudhë pushimi për të analizuar hapin e rradhës . Do të më pëlqente shumë të drejtoja në Kupën e Amerikës , në Botëror ose në një Europian “ , ishin këto fjalët e gjigandit të trainingut .
Në lidhje me analizën e kombëtareve , Pep Guardiola ka shtuar se të drejtosh kombëtare si përshembull ajo e ‘’ Seleçaos ‘’ është tepër e vështirë sepse përgjithësisht për drejtimin e tyre përzgjidhen trainerë vendas .
Megjithatë duhet theksuar se për çdo kombëtare do të ishte një privilegj të drejtohej nga ish mesfushori i mirënjohur sepse do t’ia shtonte shanset për të fituar trofe të rëndësishëm .
Me marrjen e drejtimit të pankinës së bardhekaltërve në 2016-tën Pep Guardiola e ka ndihmuar këtë skuadër të fitojë shumë trofe por i ka shpëtuar nga duart më i rëndësishmi si ai i Uefa Champions League , turne në të cilin u mundën nga Chelsea .



