Gasperini para Interit: Skuadrat e vogla të hapin probleme, Gjimshiti është superior

Gasperini para Interit: Skuadrat e vogla të hapin probleme, Gjimshiti është superior

Trajneri i Atalantës, Gian Piero Gasperini, ka folur në vigjilje të ndeshjes me Interin. Tekniku italian u shpreh se duhet të limitojnë kundërshtarin, pasi në të kundërt rrezikojnë ta pësojnë. Gasperini nuk i kurseu fjalët e mira për Gjimshitin, për të cilin tha se ka kapacitet superior.

Lukaku ishte një pikë referimi te Interi. Punonin më pak për nxjerrjen e topit sepse me të dilnin menjëherë në sulm. Interi ka bërë shumë gola nga goditjet e dënimit, por nuk mund t’ia heqim këtë cilësi. Ne duhet t’i limitojmë dhe me lojën tonë t’i vëmë në vështirësi. Në të kundërt rrezikojmë të pësojmë. Futbolli ka ndryshuar shumë sepse edhe skuadrat me pak emër tani luajnë në sulm dhe të hapin probleme.

Me Crotonen dhe Genoan kam luajtur me 4 mbrojtës. Mund ta bëj sërish. Por çdo ndeshje ka historinë e saj. Zappacosta luajti mirë ndaj Salernitanës. Kemi shumë mënyra. Nëse luajmë me katër në mbrojtje ka lojtarë që përshtaten shumë shpejt. Gjimshiti dhe Toloi kanë kapacitet superior, por edhe Palomino me Demiralin.”, u shpreh Gasperini.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy