Kampionët e Shqipërisë, Tirana, kanë siguruar një tjetër futbollist në merkaton e janarit. Vetë bardheblutë kanë bërë me dije se kanë firmosur me sulmuesin e kombëtares së Finlandës Tim Vairinen.
27-vjeçari që ka patur një karrierë të pasur, duke luajtur me të rinjtë e Dortmundit, Viktoria Këlnit, Dinamo Dresdenit dhe Hansa Rostokut, ka firmosur për një vit e gjysmë me 25 herë kampionët e vendit.
Suksesin më të madh në karrierë, Tim Vairinen e ka arritur me Helsinkin duke fituar titullin kampion vitin e kaluar. Ai ka qenë shok skuadre me Ferhan Hasanin, një objektiv i shumëdëshiruar i Tiranës.
Sulmuesi finlandez është pjesë e ekipit kombëtar të Finlandës që prej vitit 2013 duke luajtur 13 takime. Për sa i përket shifrave, Vairinen ka shënuar në karrierë 83 gola në 256 ndeshje.



