
Eksperienca shumë e mirë në Botëror e ka shëndërruar Ferran Torresin në një prioritet për Paris St Germain.
Luis Enrique i ka kërkuar Nasser Al Khelaifit që ti lëvizë me shpejtësi gurët për të siguruar kalimin e golashënuesit në ‘’ Parque de Prince ‘’ në ditët vijuese.
Edhe pse ylli i Barcelonës dhe ‘’ La Furia Rojas ‘’ është i përqëndruar tek gjysëmfinalja kundër Francës, besohet se agjenti i tij do t’ia vërë shumë shpejt pikën kësaj çështjeje.
Tek ‘’ Les Pariziens ‘’ e pret një ambjent tepër kompetitiv dhe komod me ‘’ Luchon ‘’ në stol, i cili i ka ndryshuar katërcipërisht.
26 vjeçari e ka eksperiencën e duhur në çdo kompeticion dhe tek francezët duhen elementë të cilët bëjnë diferencën në çdo moment.
Valencianin e pret një sfidë jo e lehtë kundër kombëtares së ‘’ Gjelave ‘’, i cili i ka zbatuar me përpikmëri urdhërat e Luis de la Fuentes.
Referuar ‘’ Blaugranëve ‘’, Ferran Torres e finalizoi sezonin e pestë me 21 gola dhe 3 asiste në 49 sfida, një lojtar shumë i frikshëm përpara portës, i sikletshëm sidomos në duelet një kundra një dhe i aftë në gjetjen e hapësirave në metrat e fundit.



