
Matias Vecino, do të largohet nga Interi në merkaton e verës, ku i përfundon edhe kontrata me zikaltërit.
Mesfushori do të ndryshojë skuadër, por jo kampionat. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, 30-vjeçari do të vazhdojë karrierën te Lazio.
Këta të fundit kanë arritur marrëveshjen me lojtarin dhe në ditët e ardhshme pritet të vijë zyrtarizimi i lëvizjes.



