
Qëndërmbrojtësi Pau Torres prej kohësh jo vetëm që konsiderohet një lider tek Villareali por edhe tek ‘’ La Furia Roja ‘’.
Spanjolli ka avancuar me ‘’ Nëndetësen e Verdhë ‘’ dhe shumë shpejt ekipet me emër kanë shprehur interes për 25 vjeçarin.
Ishi i Malagas ka lënë gjurmë tek Villareali dhe tanimë Interi dhe Sevilla do të masin forcat për të siguruar shërbimet e Pau Torresit .
Zikaltërit e dinë se largimi i mundshëm i Alessandro Bastonit nga ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ do të linte një boshllëk në prapavijë dhe ngjashmëria e shtatlartit nga Castellon me italianin e shëndërron në një opsion ideal për skuadrën e Simone Inzaghit.
Ndërsa tek ‘’ Los Rojiblancos ‘’ historia është ndryshe sepse nuk po kalojnë një moment pozitiv për arsye të renditjes në La Liga dhe gjithashtu u eleminuan në Champions League dhe kanë një tjetër shans për tu përfaqësuar në Europa League , kompeticion në të cilin Sevilla ka shumë eksperiencë .
Argjentinasi Jorge Sampaoli i njeh shumë mirë cilësitë e Pau Torresit, ndër më të mirët në La Liga momentalisht por mungesa e rezultateve është një indikator se në merkaton e ardhshme duhet të jepet maksimumi , për ta nisur sezonin e ri në mënyrën më të mirë të mundshme .



