Atletico mendon një shkëmbim me Juventusin

Atletico mendon një shkëmbim me Juventusin

 Skuadra e Juventusit po kalon një ndër momentet më të vështirë të viteve të fundit dhe i nevojitet urgjentisht një ndryshim për të përballuar sezonin .

Llogaritë e bëra i kanë dhënë për të kuptuar Massimiliano Allegrit se duhet të përforcojë mesfushën dhe italiani ka menduar një shkëmbim me Atleticon. Saul Niguez  mbetet preferenca e ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’ e cila tashmë do të ketë një shans më tepër për të firmosur me spanjollin sepse Chelsea  nuk mendon ta blejë kartonin e tij .

I anashkaluar nga Diego Simeone , 27 vjeçari duhet ta zgjidhë shpejt të ardhmen dhe  bardhezinjtë kanë menduar të ofrojnë Rodrigo Betancur për ta transferuar Saul Niguezin në ‘’ Allianz Stadium.

Uruguajani është një lojtar që duhet të merret në konsideratë pavarësisht se nuk i ka përmbushur pritshmëritë e juventinëve  të cilët kërkojnë ti gjejnë një destinacion gjatë merkatos së verës .

Nëse gjithçka do të shkojë sipas planifikimeve , Rodrigo Betancur mund të shëndërrohet në një ndër lëvizjet më të bujshme të ‘’ Los Colchoneros ‘’ gjatë verës , skuadër që po kalon një moment të ndërlikuar në mesfushë  dhe duhet të ndërmarrë aksionet e duhura duke iu referuar  spastrimeve .

Në lidhje me këtë çështje nuk përjashtohet mundësia e largimit të Hector Herreras , lojtar që nuk bën më pjesë në planet e ‘’ El Cholos ‘’ sidomos duke ditur se duhet të jetë shumë i kujdesshëm në pjesën më vendimtare të sezonit për të mos u distancuar shumë nga kundershtarët .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy