Aventura e Armando Sadikut në Bolivi te skuadra e Bolivar, ka zgjatur vetëm 6 muaj. Sulmuesi i Kombëtares ka vendosur të rikthehet në Spanjë, aty ku do të jetë pjesë e Las Palmas, në sezonin e ri.
Ka qenë vetë klubi spanjoll që ka zyrtarizuar firmën me Sadikun. Las Palmas militon në La Liga 2, kampionat të cilin elbasanasi e njeh mirë, pasi në të kaluarën ka luajtur aty me skuadrën e Malaga.
Pasi të ketë kaluar me sukses vizitat mjekësore, sulmuesi 30-vjeçar do të firmosë për një sezon me klubin e Las Palmas.



