Shorti i Conference League, Memelli: Të bëjmë një përfaqësim dinjitoz

Shorti i Conference League, Memelli: Të bëjmë një përfaqësim dinjitoz

Trajneri i Vllaznisë, Migen Memelli, foli për faqen e klubit, pas shortit të Conference League, që i vuri përballë Linfield nga Irlanda e Veriut. Memelli deklaroi se skuadra do të bëjë maksimumin për një përfaqësim dinjitoz dhe për të synuar më pas kualifikimin për më tej. "Futbolli po tregon që nuk ka skuadra të mëdha dhe të vogla, por gjithsesi ne vlerësojmë kundërshtarin, dhe të jemi sa më seriozë dhe sa më kompetitiv në këtë kompeticion. Nuk ndryshon shumë futbolli sot në transferta dhe në sfidat brenda, e rëndësishme është që të bësh mirë në të dyja ndeshjet. Do të mundohemi me seriozitet të bëjmë sa më mirë, të jemi sa më striktë për gjërat tona. Në këto ditë jam shumë i kënaqur me punën e lojtarëve. Nuk duhet t’i trembemi faktit, por as të neglizhojmë sepse përpara kemi një skuadër që është e fortë fizikisht. Është një skuadër që do të mundohemi të bëjmë maksimumin tonë për të qenë sa më dinjitozë dhe pse jo edhe për të kaluar.", deklaroi Memelli.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy