Arsenali, tenton për Fofana

Arsenali, tenton për Fofana

Siç dihet një ndër objektivat kryesorë të Arsenalit në merkaton verore vijon të jetë Declan Rice. Megjithatë për yllin e West Hamit janë interesuar disa nga klubet e elitës angleze , fakt që përbën një lloj vështirësie për ‘’ Topchinjtë ‘’ në lidhje me arritjen e objektivit. Kryeqytetasit kanë dërguar tre oferta në adresë të ‘’ The Hammersave ‘’ së fundmi, ndër të cilat spikat ajo prej 87 milionë eurosh plus 17 milionë të tjera bonuse. Anglezët e kanë refuzuar për arsye se objektivi mbetet arkëtimi i 115 milionë eurove për 24 vjecarin , për të cilin edhe Manchester City vijon të shpresojë në arritjen e akordit. Gjithsesi Mikel Arteta nuk e ka lënë me kaq dhe ka deklaruar një tjetër objektiv nëse s’do të transferohet Delan Rice në ‘’ Emirates ‘’. Youssouf Fofana, falë performancës me Monacon e ka lënë të impresionuar numrin një të pankinës , lajm i bërë me dije nga ‘ L’Equipe ‘ dhe anglezja ‘ Daily Mail ‘. Vlera aktuale e kartonit të mesfushorit 24 vjeçar arrin 25 milionë eurot por ‘’ The Gunners ‘’ s’do ta kenë të lehtë sepse Roma, Inter , Newcastle dhe West Hami vijojnë të shpresojnë për firmosjen me lojtarin nga Parisi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy