
Sulejman Starova, specialist futbolli, në emisionin “Skaneri i Botërorit” në MCN TV, foli për eliminimin e Spanjës nga Maroku.
Starova tha se Spanja, pagoi mungesën e lojtarëve me eksperiencë.
Spanja pagoi atë që ekipi është në moshë të re. Koke, Carvajal në stol, Ramos në shtëpi, e pagoi këtë Enrique. Kishte përballë një skuadër që dha shpirtin në fushë.
Shpirti i garës u dallua mbi të gjitha. Kjo Spanjë ka prespektivë, por që të marrësh trofe, duhen edhe lojtarë me eksperiencë. Edhe Morata nuk është në 100% për të synuar trofe.



