Vlahovic përsëri në axhendën e Atleticos

Vlahovic përsëri në axhendën e Atleticos

Prej shumë kohësh Diego Simeone ka deklaruar se i duhet një sulmues kalibri për të konsoliduar këtë repart në vigjilie të sezonit vijues. Pas Lautaro Martinez listës së ‘’ Los Colchoneros ‘’ i është shtuar përsëri Dusan Vlahovic .   Serbit i ka buzëqeshur fati tek Fiorentina edhe pse  ‘’ Vjollcët ‘’   prej vitesh notojnë në ujërat e mesit të tabelës .  Drejtori teknik i  kryeqytetasve Andrea Berta prej kohësh po e analizon këtë tratativë që krijon një lloj entuziazmi në kampin e  Atleticos .  Lajmit të deklaruar nga  gazetari i njohur  italian Gianluca Di Marzio i bashkohen edhe disa alternativa të tjera potente si  Lautaro Martinez , Dybala , Andre Silva  , Gerard Moreno ,  Milik dhe Rafa Mir  ose në të kundërt kampionëve të saposhpallur në La Liga  do ti duhet të zgjasin  huazimin e Dembeles për të mbushur boshllëkun e krijuar në sulm   .

Ky sezon ka rezultuar një ndër më produktivët për Dusan Vlahovic që ka privilegjin e renditjes si golashënuesi i tretë më i mirë i Europës  me 21 gola të shënuar  pas Robert Lewandovskit me 40 dhe Lionel Messit me 38 .

 Pavarësisht se  ‘’ Los Rojiblancos ‘’ më në fund kanë arritur të fitojnë  La Liga-n ,  në këtë  aspekt i pret një tjetër luftë e ashpër sepse pas sulmuesit nga  Beogradi janë vënë skuadrat më të fuqishme të Europës si Real Madridi , Manchester City ,  Barcelona , Manchester United dhe Liverpool duke  shkaktuar një përplasje titanësh të cilave  do ti duhet të investojnë 60 milionë euro për ta larguar nga  ‘’ Artemio Franchi ‘’.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy