Trajneri i Partizanit, Orges Shehi, foli për MCN TV, pas humbjes minimale ndaj Teutës.
Shehi deklaroi se kundërshtari ishte shumë agresiv, ndërsa sqaroi edhe ndryshimet në formacion.
Si në të kaluarën, humbasin nga një goditje standarde. Kundërshtari është agresiv në kufij të limiteve, terreni nuk të lë. Nuk ishim cinik duke fituar topa të dytë. Kundërshtari i fitoi dhe mori fitoren.
Nëse nuk fiton duelet, është e vështirë. Kundërshtari ishte shumë agresiv. Duhet të dilnim nga presioni shpejt. Ishim vonë në komandë për të dalë përpara. Mba dhe Cara ishin të vetëm, nuk dolëm rrjedhshëm. Loja efektive ishte e pakët.
Preka ishte me të kuqe dhe ndaj futa Mikulic, është edhe i gjatë, për të mbuluar Gjinin në goditje standarde. Vila luajti edhe javën e fundit. Skuka dhe Keko nuk janë në gjendje optimale, duan kohën e tyre edhe pak. Rrapaj e donim në fushë edhe pse ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore.



