
Duke qenë se jemi drejt fundit të merkatos së janarit, drejtuesit e Romës vijojnë të insistojnë për ta arritur marrëveshjen me Casemiron.
Situata e brazilianit në ‘’ Old Trafford ‘’ është përkeqësuar dhe zgjidhja e vetme është largimi nga Manchester United.
Eksperienca mbi supe vlerësohet nga traineri Ruben Amorim, i cili po e provon veten tek ky ekip, tek i cili kërkesa e llogarisë është shumë e madhe.

Vendimet e ishi-t të Sporting Lisbonës e kanë lënë në prapavijë, duke e detyruar ta mendojë të ardhmen diku tjetër.
Numri një i stolit të ‘’ Verdhekuqve ‘’ Claudio Ranieri ka deklaruar se e mirëpret 32 vjeçarin në ‘’ Olimpico ‘’, i cili me aftësitë e tij mund ta përmirësojë rendimentin e mesfushës dhe ti japë një ndihmë edhe prapavijës.
Nëse do të përfundojë gjithçka me sukses, për Casemiron do të konsiderohej fillimi i një eksperience ndryshe në karrierë, tek një ndër pesë kampionatet më të bukur të Europës siç është Seria A.



