
Mesfushori Kalvin Phillips pritet të jetë një ndër protagonistët e merkatos së janarit.
Për anglezin ka menduar Juventusi por në orët e fundit sipas gazetarit të ‘ The Guardian ‘ Ed Aarons , lista është zgjeruar me futjen në garë të Newcastles .
28 vjeçari mund të largohet nga ‘’ Etihad ‘’ me anë të huazimit për arsye se nuk po gjen hapësira të mjaftueshme në 11-shen e Pep Guardiolas dhe tashmë ‘’ Qytetarët ‘’ ia kanë hapur derën e largimit , i cili iu bashkua fituesve në fuqi të Champions Leagues në merkaton verore të 2022-shit, i transferuar nga Leeds United për shifrën e 55 milionë eurove.
Ja vlen për tu ritheksuar se jo vetëm për ‘’ Zonjën e Vjetër ‘’ por edhe për çdo klub tjetër, bardhezinjtë mund të konsiderohen një kërcënim për arsye se janë më të pasurit në botë, por sidoqoftë torinezët janë një ekip shumë i njohur, të cilët bënë ligjin në të kaluarën në Itali.
Në sezonin aktual, Kalvin Phillips është aktivizuar në vetëm 10 sfida dhe numëron 1 gol me ishullorët, të cilët do të zhvillojnë një tjetër finale, këtë herë në Botërorin e Klubeve kundër Fluminenses ditën e sotme.



