Gugash Magani largohet përfundimisht nga Flamurtari

Gugash Magani largohet përfundimisht nga Flamurtari

Tashmë nuk ka më dilema , Gugash Magani largohet përfundimisht nga skuadra e Flamurtarit.

Trajneri 51-vjecar i komunikoi përmes një mesazhi në telefon largimin e tij nga pankina e kuqe presidentit Sinan Idrizi.

 “Me keqardhje më duhet të konfirmoj largimin tim nga Flamurtari. Në respekt të gjithë tifozëve dhe opinionit të mrekullueshëm sportiv në Vlorë, nuk mund t’i bëj publike arsyet e largimit tim.

Falënderoj stafin dhe lojtarët për punën e bërë deri tani dhe gjithashtu një falënderim special për tifozët e mrekullueshëm dhe për mbështetjen e pakushtëzuar që më kanë bërë deri tani” shkruan Magani.

Kriza e rezultateve dhe mos pagesave e pagave bëri të pamundur qëndrimin e teknikut peqinas në vlorë. Magani e mori drejtimin e skuadrës së Flamurtarit në fillim të këtij sezoni duke e udhëhequr skuadrën deri në javën e 8-të. /F.B, TemA TV

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy