
Duke patur parasysh se jemi shumë afër merkatos së dimrit e cila zyrtarisht do të nisë në datën 1 janar, drejtuesit e Manchester United kanë filluar të planifikojnë lëvizjet gjatë kësaj periudhe.
Anglezët në vijimësi do të drejtohen nga Ruben Amorim, i cili pikërisht e ka rikthyer vëmëndjen tek ish skuadra e tij Sporting Lisbona.
Geovany Quenda vijon të vlerësohet nga numri një i stolit, për më tepër një ndër më premtuesit në kontinentin e vjetër.
Sulmuesi tashmë është prioriteti i portugezit, i cili përfaqësohet nga Jorge Mendes, një ndër agjentët më të njohur.
Avantazhi për 20 herë kampionët e Premier Leagues në këtë rast është se Ruben Amorim e njeh shumë mirë Geovany Quenda pasi e ka ndjekur në të gjitha etapat që në kohën kur ishte pjesë e kryeqytetasve dhe beson fuqimisht tek potenciali i këtij lojtari.
Krerët e Sporting Lisbonës pretendojnë 50 milionë euro për 17 vjeçarin e lindur në Guinea- Bisau, shifër që i korrespondon klauzolës për prishjen e kontratës.
Sigurisht, të jesh pjesë e ‘’ Djajëve të Kuq ‘’ thekson një sforco shumë të madhe por presidenca e Manchester United është vënë në dispozicion të Ruben Amorim pasi beson se me të në stol do të rikthehet shumë shpejt tek titujt.
2 gola dhe 1 asist në 17 ndeshjet e para me Sporting Lisbonën numëron Geovany Quenda, skuadër e cila kryeson kampionatin portugez, pas 12 sfidave të zhvilluara.



