
Duke filluar nga ora 17:45, do të luhet akti i parë në ndeshjen gjysmëfinale, mes Partizanit dhe Vllaznisë. Kjo përballje do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena” dhe të dy ekipet do të kërkojë me çdo kusht fitoren.
Si Partizani ashtu edhe Vllaznia kanë objektiv fitimin e Kupës së Shqipërisë dhe për këtë arsye futen në fushë me qëllimin e qartë.
Pak minuta para fillimit të sfidës, dy trajnerët kanë zbuluar formacionet zyrtare, me të cilat ekipet e tyre do të zbresin në fushë.



