
Dynamo Kiev U-19, është skuadra e parë ukrainase, që luan një ndeshje zyrtare, pas pushtimit rus në Ukrainë.
Skuadra ukrainase u përball ditën e sotme me portugezët e Sporting U-19, me këta të fundit që triumfuan 1-2.
Pas humbjes së sotme, Dynamo Kiev, eliminohet në fazën e 1/16-ve, në Ligën e Kampioneve për të rinj.
Ndeshja u zhvillua në Bukuresht të Rumanisë, me lojtarët e Dynamo Kiev, që u futën në fushë me flamuj të Ukrainës, teksa para fillimit të ndeshjes, u mbajt edhe 1 minutë heshtje për viktimat e luftës.



