
Vllaznia u mposht ditën e djeshme Laçi minimalisht, në një ndeshje ku shkodranët shënuan të parët, por goli i tyre anulua, për prekje të topit me dorë nga Da Silva.
Pas ndeshjes, te shkodranët janë ndjerë të vjedhur nga arbitrimi, teksa këtë e ka shprehur në rrjetet sociale edhe presidenti Alban Xhaferi.
Ky i fundit në profilin e tij, e quan një turp atë që bëri gjyqtari Eldorjan Hamiti. “Sot një fitore e mohuar. Eldorjan Hamiti, turp. Djemtë luajtën me zemër, meritojmë mbështetje maksimale. Janë edhe 17 ndeshje, nuk dorëzohemi”, shkruan Xhaferi në postimin e tij.



