
Dyshimet për të ardhmen e Nicolo Zaniolos në ‘’ Olimpico ‘’ janë shtuar me kalimin e kohës dhe nga ana tjetër Milani e konsideron një prioritet për merkaton.
Kuqezinjtë gjithmonë e kanë parasysh italianin dhe sipas lajmeve të fundit do të tentojnë transferimin e mesfushorit në ‘’ San Siro ‘’ gjatë verës.
‘’ Djalli ‘’ zhvilloi një ndër sezonet më të bukur në atë të kaluarin dhe e meritoi plotësisht Scudetton dhe tanimë është drejt rikuperimit të identitetit të humbur ndër vite.
Përforcimet janë një domosdoshmëri për Stefano Piolin , trainer i cili me shumë përkushtim uli menjëherë nga froni rivalët e përjetshëm të Interit, duke i dhënë më shumë rëndësi këtij titulli .
Por s’duhet anashkaluar as Champions League , kompeticion në të cilin Milani ka një eksperiencë të madhe për arsye se numëron shtatë tituj të fituar dhe në 1/8-tat e finaleve do të përballet me Tottenham Hotspurin.
Ja vlen për tu theksuar se 23 vjeçari konsiderohet një lojtar stabël për Jose Mourinhon, trainer i cili në disa raste e ka refuzuar këtë tentativë , për një ndër më të mirët në 11-shen e tij.
Si gjithmone merkatoja parashikohet shumë emocionuese dhe suprizat sigurisht nuk përjashtohen në asnjë moment, sidomos kur bëhet fjalë për ekipet e elitës.



