
Me rikthimin e Massimiliano Allegrit , Juventusi është duke analizuar me detaje çdo aksion që do të ndërmarrë në merkaton e verës për ti shërbyer sezonit vijues. Juventinët janë besimplotë se italiani do ti bëjë mirë detyrat për ndërtimin e një skuadre kompetitive që duhet të jetë në lartësinë e luftimit dhëmbë për dhëmbë me çdo kundërshtar si në Itali dhe jashtë saj. 53 vjeçari është në dijeni të situatës së Cristiano Ronaldos tek ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ e ardhmja e të cilit është më shumë jashtë sesa brenda Torinos dhe kërkon që të gjejë alternativa të përshtatshme për sulmin. Siç dihet zëvëndësimi i tij ashtu siç duhet është gati i pamundur sepse portugezi është një lojtar unik por strategu italian ka shpalosur të gjithë njohuritë e tij në lidhje me këtë çështje duke spikatur 3 lojtarë . Sipas Calciomercatos momentalisht në kampin e torinezëve qarkullojnë emrat e Donyell Malen , Dusan Vlahovic dhe Arkadiuz Milik .
Situata aktuale e Juventusit mund të quhet krejtësisht e ndryshuar sepse të gjithë e dinë se çdo të thotë rikthimi i Massimiliano Allegrit në ‘’ Allianz Stadium ‘’ dhe rezultatet e dhëna nga këto komponentë në skuadrat e tyre respektive i ka çuar drejtuesit e italianëve drejt këtij vendimi . Pa dyshim qe sulmi ka çeduar gjatë sezonit dhe Juventusi do të kërkojë ta rikuperojë me këtë operacion që konceptohet si shumë interesant .
Ish kampionen e Scuddetos e pret një sezon shumë intensiv dhe kompetitiv sepse do ti duhet të mposhtin zikaltërit e Interit për fitimin e Serisë A dhe arritjes sa më larg në Champions League , kompeticion që prej vitesh nuk kanë mundur ta fitojnë pavarësisht se lojtarët nga të cilët përbëhet janë ndër më të mirët në qarkullim .



