Milani ‘’ peshkon ‘’ tek Bournemouth

Milani ‘’ peshkon ‘’ tek Bournemouth

Dëmtimi i Pierre Kalulus, i cili do ta lërë jashtë fushave për katër muaj, i ka hedhur në sulm drejtuesit e Milanit për ti gjetur zëvëndësuesin.

Kuqezinjtë kanë zgjedhur Boutrnemouthin në Premier League, ekip ku aktivizohet mbrojtësi Lloyd Kelly.

Lojtari nga Bristol konsiderohet një element cilësor për përforcimin e prapavijës , kontrata e të cilit skadon në qershorin e 2024-tës.

Aktualisht vlera e kartonit të 25 vjeçarit arrin 18 milionë eurot, shifër lehtësisht e përballueshme nga ish fituesit e Serisë A.

Megjithatë, sipas ekspertit të merkatos Fabrizio Romano, Milani do të zhvillojë një duel me Juventusin për Lloyd Kelly-n, i cili numëron 7 sfida në sezonin aktual dhe interesi i ish fituesve të Serisë A lartëson figurën.

Natyrisht ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ besohet se do ta vërë paksa në vështirësi arritjen e akordit të rivalëve me Lloyd Kelly-n, titullar i padiskutueshëm në 11-shen e Andoni Iraolas.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy