<p>Tami Kona, gazetar i sportit, komentoi në studion e MCN Informacion ndeshjen e Kombëtares shqiptare me Andorrën. Kona tha se përtej rezultateve, në element që ra në sy ishte performanca e njërit prej lojtarëve të Kombëtares.</p> <blockquote> <p><em>Përveç rezultatit 2-0, ekipi kombëtar priste të merrte një rezultat pozitiv. Këto ishin pritshmëritë. Ekipi kërkon të shkojë në kampionatin botëror sepse skuadra dhe futbollistët kanë arritur në një nivel të tillë që të mendojmë se mund të shkojmë në një kampionat botëror. Ndeshja me Anglinë ka kaluar tashmë dhe përballja me Andorrën ishte një përballje që tregon se Shqipëria luan mirë me të fortët por ka probleme kur luan me kombëtare të vogla. </em></p> <p><em>Ekipi kombëtar duhej ta fitonte me patjetër këtë përballje. Unë u përkas atyre njerëzve që mendojnë se çdo ndeshje duhet parë njëra pas tjetrës. Silvinjo në ndeshjen me Andorrën bëri disa ndryshime. Ajo që ra në sy është se kemi fituar një lojtar tjetër, një produkt i kampionatit shqiptar, Julian Shehun. Edhe pse ka dy vjet që nuk luan në Shqipëri, në ndeshjen e parë, pavarësisht se luante ndaj Andorrës tregoi personalitet në fushë. E kemi kaluar edhe këtë ndeshje dhe duhet të shikojmë përpara. </em></p> </blockquote> <p> </p> <iframe width="560" height="315" src="https://www.youtube.com/embed/xlm6NIGWPLA?si=k9RxXwLoygWjymRE" title="YouTube video player" frameborder="0" allow="accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share" referrerpolicy="strict-origin-when-cross-origin" allowfullscreen></iframe>



