
Humbja e terrenit në skemat e Xabi Alonsos dhe tashmë nën drejtimin e Alvaro Arbeloas e ka vënë seriozisht në pikpyetje qëndrimin e Brahim Diazit në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.
26 vjeçari nuk është më titullar i padiskutueshëm fakt i cili nuk tolerohet nga ishi i ‘’ Los Merengues ‘’.
Për këtë arsye mendohet se gjatë merkatos së verës mund të largohet nga kryeqytetasit, për ta vijuar karrierën tek një tjetër ekip.
Bosi i spanjollëve Florentino Perez pretendon të arkëtojë rreth 50 milionë euro për sulmuesin, për të cilin kanë shfaqur interes disa ekipe në Premier League.
Fituesi i Bundesligës me Bayer Leverkusenin është i vetëdijshëm se situata të tilla duhet të marrin fund sa më shpejt të jetë e mundur duke qenë se Real Madridi historikisht ka bashkjetuar me suksesin në çdo sezon, një ndër ekipet më të mirë të globit.
Sezoni aktual është i treti në periudhën e dytë tek ‘’ Galaktikët ‘’, i shoqëruar deri më tani me 1 gol dhe 2 asiste në 18 sfida.



