Real Madrid ‘’ peshkon ‘’ tek River Plate

Real Madrid ‘’ peshkon ‘’ tek River Plate

Dëshira e madhe e skuadrave të njohura  për tu fuqizuar vijon të marrë shumë rëndësi  me kalimin e ditëve . Eshtë Real Madridi i cili këtë herë është përqëndruar në kampionatin argjentinas pikërisht tek River Plate sepse Carlo Ancelotti është impresionuar nga talenti  Julian Alvarez .  Para shumë vitesh ‘’ Galaktikët ‘’ arritën me sukses transferimin e Gonzalo Higuain në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ , sulmues që la gjurmë gjatë shtatë sezoneve duke u shëndërruar në një makinë golash tek spanjollët .

 Dygolëshi i 21 vjeçarit  në derbin me Boca Juniors nuk ka kaluar pa u vënë re nga traineri italian i cili pretendon pasurimin e  ofensivës me lojtarë produktivë dhe plot energji dhe Julian Alvarez i përmbush kushtet e vëna nga një ndër gjigandët e trainingut europian dhe jo vetëm  .

9 gola dhe 11 asiste në 34 ndeshjet e sezonit aktual konsiderohen një avantazh shumë i madh për të ardhmen e tij sepse dihet botërisht koefiçenti i vështirësisë i të luajturit në një kampionat si ai argjentinas pavarësisht se historikisht llogaritë janë bërë ndërmjet Boca Juniors dhe River Plate .  

Një faktor që mund të rezultojë determinant në këtë histori është përshtatja e nxënësit të Marcelo Gallardos në pozicione të ndryshme të sulmit , fakt që e lehtëson  arritjen tek golat dhe potenciali i   ‘’ Los Blancos ‘’ si në aspektin ekonomik dhe gjithashtu në atë sportiv mund të konsiderohet i  mjaftueshëm për transferimin e Julian Alvarez në të magjishmin ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.

Një element që s’duhet mënjanuar  pavarësisht vlerave të sulmuesit të ‘’ Millonarios ‘’  është përfundimi i kontratës në 30 dhjetorin e 2022- shit që mund ti shërbejë Real Madridit për ta blerë me një çmim të konsiderueshëm .

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy