Në Somali së fundmi janë tronditur nga një ngjarje e ndodhur. Një mikrobus me të cilin po udhëtonte një ekip futbolli, është hedhur në ajër pas shpërthimit të bombës dhe si pasojë e kësaj kanë ndërruar jetë 4 lojtarë.
Raportohet se klubi i futbollit Jubaland nga qyteti i Kismajos, ishte nisur për të zhvilluar një ndeshje, kur papritur në ecje e sipër, makina me të cilën po udhëtonin shpërtheu nga një bombë me telekomandim.
Nga kjo makina u përfshi nga flakët, ku 4 lojtarë ndërruan jetë në vend, ndërsa 5 të tjerë janë të plagosur rëndë. Nuk është zbuluar ende se kush fshihet pas këtij bombardimi, por policia po punon për të zbardhur gjithçka.



